Ushtrisë së Kosovës i janë bashkangjitur disa snajperistë të rinj. Ata përmbyllën me sukses kursin bazë për snajper, duke u certifikuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve”, lexohet në një njoftim të FSK.
Zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Ilir Shyti, në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”. Kjo vjen si një përpjekje e Kosovës për të fuqizuar më tej ushtrinë.
Disa ditë më parë, FSK përmbylli me sukses të plotë 3 stërvitje të ndryshme.