Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministri Edi Rama për investimin e medias italaine Rai3. Bardhi që në nisje të seancës së sotme të Kuvendit shkaktoi debate ku më pas bllokoi foltoren për të marrë fjalën.
Ai kërkoi në nisje të seancës interpelancë me Edi Ramën ndërsa shtoi se kryeministri duhet të vijë të japë llogari për ndërhyrjen dhe presionin që bëri ndaj Rai 3 për dokumentarin mbi Shqipërinë. Ai shtoi se për të njëjtën çështje me të njëjtin objekt, një grup deputetësh në senatin italian kanë thirrur në interpelancë kryeministren e Italisë. Ndërkohë kjo kërkese e tij u rrëzua pasi maxhoranca votoi kundër.