Blinken në Izrael, Netanyahu nuk bindet për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i tha sot Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken se ai nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha në takimin me Blinken se nëse Hamasi këmbëngul për t’i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohej.

Ai gjithashtu theksoi se pushtimi i qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës do të ndodhë dhe se operacioni nuk varet nga asgjë, raporton Times of Israel.

Më parë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, njoftoi se Blinken përsëriti në bisedën e tij me Netanyahun se SHBA-të kundërshtojnë sulmin e planifikuar izraelit në qytetin e mbipopulluar Rafah në jug të Rripit të Gazës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top