Detaje/ Për çfarë po pyetet Veliaj prej 5 orësh në SPAK

Sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur në SPAK, ku prej 5 orësh po jep shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës po jep shpjegime për aferën e inceneratorëve, në cilësinë e personit që ka dijeni.

“Veliaj po pyetet për aferën e inceneratorëve. Ai priti për 45 minuta, derisa u thirr nga prokurorët. Veliaj është pyetur për rolin e tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegimë për inceneratorin. Deri tani për inceneratorin e Tiranës janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Veliaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën. Prokurorët i kishin paraqitur fletë thirrje Veliajt që të paraqitet në SPAK. Çdokush që thirret në SPAK paraqitet nervoz, kur vjen në Strukturën e Posaçme. Veliaj përflitet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por ai nuk është së paku deri tani nën hetim.” – u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top