E bujshme në Premier League: klubet votuan në favor të kufizimit të shpenzimeve

Premier League po përgatitet të vendosë një kufi në shpenzime. Shumica e klubeve në fakt kanë votuar në favor të prezantimit të një plani për uljen e kostove, duke filluar nga sezoni 2025-26. Manchester United, Manchester City dhe Aston Villa votuan kundër idesë, ndërsa Chelsea abstenoi. 16 skuadrat e tjera janë shprehur në favor të kufirit të shpenzimeve. Sipas The Athletic, kufiri i ri do t’i lejojë klubet të shpenzojnë vetëm pesëfishin e të ardhurave nga reklamat dhe televizionet, e klubit të fundit të renditjes.

Votimi i klubit u zhvillua në Londër në hotelin Churchill. Megjithatë, për ratifikimin zyrtar dhe përfundimtar të planit të ri të kontrollit të kostos duhet pritur Asamblea e përgjithshme vjetore, e cila do të mbahet në qershor. Përpara “referendumit”, sipas mediave britanike, shoqëritë kanë diskutuar më tej detajet e kufirit të shpenzimeve, duke regjistruar qëndrimet e tyre të ndryshme për këtë çështje. Si në lidhje me prezantimin e përgjithshëm të planit të uljes së kostos, ashtu edhe në indeksin e mundshëm me të cilin duhet të shumëzohen të ardhurat e klubit të fundit në renditje.

PROJEKTI DHE IDEA
Në bazë të projektit, duke mbajtur të paprekur konkurrencën e klubeve angleze në Europë, ekziston ideja e zvogëlimit të hendekut midis fuqisë ekonomike të gjashtë klubeve më të pasura dhe më të rëndësishme në Premier League dhe pjesës tjetër të skuadrave. Në këtë mënyrë do të bëhet më i ekuilibruar dhe më i luftuar kampionati.

Nëse kufiri do të ishte vendosur sezonin e kaluar, kufiri maksimal i shpenzimeve për klubet Premier do të kishte qenë 518 milion paund – pesë herë më shumë se të ardhurat nga reklamat dhe transmetimet e Southampton, që ishin 103.6 milion paund. Duhet parë nëse ky kufizim do t’i bëjë më pak të paarritshëm klubet e sheikëve.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top