Tekniku i Bayern Munich, Tuchel gjysëmfinalen me Real e ka një film të parë: “Gnabry do të shënojë një gol”

Thomas Tuchel prezantohet në konferencën e shtypit para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madrid me besimin e atij që e di cfarë do të ndodhë. Madje tekniku i bavarezëve ka treguar si do të shkojë ndeshje e kush do të shënojë. “Kjo ndeshje është si një finale – shpjegoi trajneri i Bayern Munich -. Objektivi ynë është të arrijmë në Ëembley. Ne mposhtëm Arsenal dhe kjo na dha shumë besim. E të luash kundër Real Madrid është një hap shumë i rëndësishëm. Mezi presim të zbresim në fushë. Jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e nesërme”. Pikërisht në këtë moment ai bëri edhe një parashikim: “Nuk e di pse. Por e di që Gnabry do të shënojë një gol, e sigurtë”.

ELOZHE PËR REAL MADRID E PLANI PËR BELLINGHAM
Tuchel pastaj nis elozhet për kolegun në pankinë Blancos, Carlo Ancelotti. “Carlo është një legjendë. Ne do të përgatitemi mirë, edhe pse do të kemi një ditë më pak për t’u përgatitur. Të gjithë jemi të emocionuar për të përballur këtë ndeshje – shtoi ai -. Carlo tregon qetësi dhe përvojë. Është e rëndësishme të përqendrohemi te vetja. Duhet të kemi disiplinë për të gjetur zgjidhje. Kemi përvojë, si unë ashtu edhe lojtarët”.

Bellingham është një nga kërcënimet më të mëdha të Real Madrid dhe tekniku ka ndërmend një plan. “Rritja e Bellingham është e pabesueshme. Kur luan për një klub kaq të madh, luan për të. Ai e menaxhon mirë situatën, edhe pse pritshmëritë janë të mëdha. Ne duhet të gjejmë zgjidhje”.

Receta për të mundur Real Madridin. “Duhet të kemi taktikë, por edhe liri. Nuk mund të mendojmë vetëm për taktikat. Lojtarët janë drejtuesit e makinës, që është ekipi. Lojtarët kanë nevojë për një liri të caktuar. Detajet e vogla do ta vendosin këtë ndeshje. Ndoshta pak fat na ndihmon, por nuk mund të varemi vetëm nga fati”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top