Erdogan mbështet Mark Rutte si shefin e ardhshëm të NATO-s

Turqia ka vendosur të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte si Sekretar i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters” e cila citon një zyrtar të lartë turk në kushte anonimiteti.

Vendimi për të mbështetur Rutte vjen tre ditë pasi ky i fundit udhëtoi në Turqi për të kërkuar mbështetje nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan për kandidaturën e tij. Vendet anëtarë të NATO-s, Turqia dhe Hungaria kishin shprehur më herët rezerva për kandidaturën e Rutte.

Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në krye të aleancës më të madhe ushtarake në botë që nga viti 2014, është afër fundit të mandatit të tij ndërsa gjetja e një pasardhësi është urgjente veçanërisht në një kohë kur sfidat gjeopolitike janë të mëdha.

Një sërë emrash të tjerë janë përfolur për të zënë vendin e Stoltenberg si kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, Ministri i Jashtëm letonez Krisjanis Karins dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Kjo e fundit shprehu dëshirën e saj për një mandat të dytë në punën e saj aktuale, por Rutte është deri tani pretendenti kryesor për të qenë shefi i ri i NATO-s.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top