Kurti bisedë telefonike me Scholz: Gjermania do të mbështesë kandidaturën e Kosovës në KiE!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Përmes një postimi në platformën “X” Kurti njoftoi se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën. Ai më tej shtoi se i ka rikonfirmur Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shkruan Kurti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top