Inter, një festë e paparë asnjëherë me një numër të ri në mendje: Marotta mendon që tani për… 21

Vështirë për t’i llogaritur: 300 mijë? Gjysmë milioni? Edhe më shumë? Sigurisht shumë, shumë më tepër se sa pritej nga vetë policia. Milano e pushtuar nga tifozët e Inter për festën e titullit të 20. Një “gjarpër” i gjatë zikaltër, nga San Siro në Piazza Duomo, nga pasditja deri në orët e vona të natës, si kurrë ndonjëherë. Një ngrohtësi, një dashuri, një gëzim që befasoi edhe drejtuesit e vjetër të Inter, si Beppe Marotta, dikush që kishte parë dhe përjetuar festime, por kurrë si kjo.

E nëse e gjithë kjo ishte e mundur, sigurisht që është edhe falë tij: “Nuk kisha përjetuar kurrë një manifestim të tillë për nga intensiteti dhe prania e tifozëve. Unë tashmë kam numrin 21 në kokën time, atë për titullin e radhës të Inter”, tha CEO zikaltër për SportMediaset. “E më pas shumë objektiva të tjerë për sezonin e ardhshëm: Champions League, Kupa e Italisë e mbi të gjitha ngjarja e jashtëzakonshme e Botërorit për Klube. Ka shumë objektiva, por unë jam gjithmonë i inkurajuar të vendos kampionatin në vend të parë. Sepse të fitosh në Itali është gjithmonë shumë e vështirë”.

MAROTTA E MERKATO
Pas festës, është një kampionat për t’u mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas një sezon i ri për të planifikuar, me një merkato që Marotta e përcaktoi si “kreative”: Do të thotë t’u besosh bashkëpunëtorëve të mi, Ausilio dhe Baccin, të cilët janë të aftë në eksplorimin e mundësive, duke i propozuar klubit lojtarë të rëndësishëm. Së bashku do të marrim vendime siç kemi bërë vitet e fundit, me guxim, duke pranuar që lojtarët e rëndësishëm mund të zgjedhin përfundimisht destinacione të tjera, por duke i zëvendësuar ato me dinjitet. Politika jonë i përgjigjet objektivit të qëndrueshmërisë, i cili tani përfshin të gjitha ekipet italiane. Lojtarët e vënë në dispozicion u përpunuan mirë nga Inzaghi, që luajti një rol të madh”.
https://twitter.com/Inter_en/status/1784681876151468473?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1784681876151468473%7Ctwgr%5E3d9401844b69b89170e09105b3bea7c60ff25b30%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F04%2F29%2Finter-nje-feste-e-papare-asnjehere-me-nje-numer-te-ri-ne-mendje-marotta-mendon-qe-tani-per-21%2F

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top