Derbi dramatik! Disfatë e hidhur për Tiranën, Partizani triumfon në minutat shtesë

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me fitoren e të kuqve me rezultatin 1-2.

Dy tifozëritë e nisën të parat këtë përballje me spektaklin që dhuruan në tribuna para nisjes së ndeshjes.

Spektakël dhuroi edhe fusha e lojës, teksa gjatë pjesës së parë ekipet nuk bënë llogari duke krijuar raste të njëpasnjëshme për shënim.

Një eurogol i Maget nga distanca dërgoi në festë tifozërinë e kuqe në shkallët e stadiumit, në minutën e 15-të. Në këtë rast, portieri Kozi nuk mund të bënte asgjë, pasi një devijim i ndërroi disi udhë topit.

Në të 39-tën, Partizani vizitoi sërish portën e Tiranës, me Kozin që neutralizoi një goditje nga distanca të Rrapaj, përpara se në topin e kthyer, Keko të shpërdoronte një mundësi tjetër të mirë.

Lexo edhe:
VIDEO/ Shpërthen festa bardheblu, Kristal Abazaj rikthen baraspeshën në derbi
E pabesueshme! Abazaj trondit traversën e Partizanit, topi përfundon në shpinën e Qirkos
Djemtë e Erbim Fagut vendosën ekuilibrat në të 41-tën me Kristal Abazaj, i cili u tregua i saktë me një goditje me kokë. Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të për një ndërhyerje ndaj Kekos, por arbitri ndryshoi vendimin pas një rishikimi me VAR.

Në pjesën e dytë, Partizani shtoi presionin në zonën e kundërshtarit, Skuka-Keko “flirtuan” me golin, por vetëm kaq (65’). 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, sërish Skuka protagonist, me 25-vjeçarin që nuk shfrytëzoi si duhet një rast para portierit.

Jonuzi la Tiranën me 1 lojtarë më pak, Jonuzi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa shtesa do sillte golin e triumfit në krahun tjetër.

Në minutën e 3-të shtesë, e majta e Maget gjeti të papërgatitur Kozin, duke bërë që Partizani me këtë fitore të renditet në vendin e 3-të me 54 pikë.

Gara për “Final Four” pas rezultatit të derbit
Me këtë disfatë në derbi, Tirana është jashtë Final Four për momentin, pasi renditet në vendin e gjashtë me 46 pikë.

Kur kanë ngelur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, rivaliteti është përqëndruar te “Play-Out”-i dhe “Final Four”.

Dinamo, Skënderbeu dhe Tirana duket se do të luftojnë deri në fund për sa i përket një vendi në “Final Four”, ndërkohë që Egnatia, Vllaznia dhe Partizani duken më komodë. Rrogozhinasit e kanë siguruar pjesmarrjen në “Final Four”, teksa kërkojnë të blindojnë vendin e parë.

Momentalisht diferenca u ngushtua në 5 pikë nga Vllaznia e vendit të dytë, që ka 1 pikë më shumë se Partizani i vendit të tretë. Diferenca mes vendit të tretë dhe të katërt është plot 7 pikë, 3 javë nga fundi.

Klasifikimi:

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top