VIDEO/ Myrto Uzuni i shënon gol Osasunës në La Liga

Myrto Uzuni luan prej disa javësh i dëmtuar në kampionatin spanjoll me fanellën e Granadas.

Por futbollisti po vazhdon të gjejë me rregullsi rrugën e rrjetës, teksa sot ka shënuar golin e tij të 11-të të këtij edicioni në elitën e kampionatit spanjoll.

Në ndeshjen mes Granadas dhe Osasunës, në startin e pjesës së dytë, ai shmangu pozicionin jashtë loje dhe i vetëm para portës mike nuk gaboi, duke dyfishuar në ato momente rezultatin në favor të skuadrës së tij.

https://twitter.com/i/status/1784605720568004923

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top