Premier League/ Arsenal vijon luftën për titull, mposht Tottenham dhe mban kryesimin

Pasi mposhti Chelsean 5-0 disa ditë më parë, Arsenal fiton derbin e radhës të Londrës teksa këtë herë triumfoi në transfertë ndaj Tottenham me shifrat 2-3.

Që në pjesën e parë, skuadra e Arteta-s ishte tepër konkret duke i mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 0-3. I pari që shënoi ishte Hojbjerg me një autogol në minutën e 15′, duke i dhënë epërsinë Arsenal.

Më pas ishte Saka në minutën e 27-të dhe Havertz në të 38-tën për të plotësuar shifrat 0-3 në pjesën e parë.

Gjatë intervalit të dytë kohor, Tottenham shtrëngoi dhëmbët dhe filloi të vendoste Arsenalin në vështirësi.

<iframe width=’640′ height=’400′ src=’https://gbggu099.tryupkora.com/embed/D1NFnxagBJ6La’ style=’border:none;’ allowfullscreen></iframe>

Lamtumirë titull! Liverpool gabon sërish, ngec në Londër mes shtyllës dhe traversës
Romero shënoi golin e parë për Tottenham në minutën e 64-tët, ndërsa Son shënoi golin e rezultatit 2-3 në minutën e 87-të, por vetëm kaq kishin mundësi Spurs, duke mos arritur dot të dilnin me një pikë nga stadiumi i tyre.

Me këtë rezultat, Arsenal renditet në vendin e parë me 80 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë me 60 pikë.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top