Superliga/ Kukësi bie matematikisht nga kategoria, Brdaric i rikthen “buzëqeshjen” Vllaznisë

Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i rënë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Verilindorët u mundën pasditen e sotme 0-2 në shtëpi nga Teuta.

Vetëm matematika mbante verilindorët në Superiore, pasi rënia dukej e sigurt prej disa javësh. Dhe me rotacionin e gjerë që kishte bërë Devolli, Teuta e kishte shumë të thjeshtë të dominote e kërkonte me ngulm golin për të fituar sfidën.

Daci në pjesën e parë dhe në fund Boçi me penallti, siguruan shifrat 2-0 për durrsakët dhe dekretuan rënien e Kukësit.

Ndërkohë, vetë skuadra e Martinit luan në javët e mbetura për të shmangur vendin e 8, atë që të çon në play-out për mbijetesën në elitë.

Lexo edhe:
Gjobë dhe pezullime për Vllazninë dhe Kukësin, Disiplina jep vendimet
Kukësi dhe Egnatia diskutojnë trofeun e Kupës, data dhe stadiumi ku do të luhet finalja
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia triumfon 0-1 në Rrogozhinë përballë Egnatias vendase.

Një fitore me tepër vlera për shkodranët që në një farë mënyre, marrin hak nga ai eliminim në Kupë gjatë mesjavës nga rrogozhinasit. Fitorja e parë gjithashtu e Tomas Brdariç pas rikthimit në stolin kuqeblu, me gjermanin që e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tij të dytë në Shkodër.

Një gol i Smajlit në minutën e 38-të do të ishte i mjaftueshëm që Vllaznia të dilte me 3 pikët nga “Egnatia Arena”.

Falë këtij rezultati, tashmë Vllaznia shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë. Ndeshjen e radhës kuqeblutë e kanë kundër Dinamos në “Loro Boriçi” ndërsa Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”.

Klasifikimi:

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top