Tavan shpenzimesh në Premier League: anglezët po bëhen “të zakonshëm”, klubet e ‘sheikëve’ kundër

Një tavan shpenzimesh i lidhur me të ardhurat e klubeve me fitimet më të ulëta për sezonin 2025/26. Klubet e Premier League do të votojnë të hënën për të vendosur një kufi që do t’i lejonte klubet të shpenzojnë vetëm pesë herë më shumë se të ardhurat nga reklamat dhe transmetimet e skuadrave në fund të renditjes. Këtë e raporton The Athletic. Ideja bazohet në konceptin e ‘ankorimit’.

Shumica e 20 klubeve janë në favor të propozimit, i cili do të ketë nevojë për mbështetjen e të paktën 14 klubeve të Premier League. Ndër klubet kundër, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.

Sipas The Athletic, nëse tavani i shpenzimeve do të ishte aplikuar sezonin e kaluar “kufiri do të kishte qenë 518 milionë paund, pesë herë më shumë se 103.6 milionë paund që fitoi Southampton, i cili përfundoi në vendin e 20, me të ardhura të centralizuara”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top