Dodik: Me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën varroset Bosnja dhe Hercegovina

President i Republika Srpska Millorad Dodik ka deklaruar se nëse miratohet rezoluta për Srebrenicën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, definitivisht varroset Bosnja dhe Hercegovina, sepse varroset mundësia e pajtimit të dy popujve dhe ata që mbështesin miratimin e saj e bëjnë këtë për arsye spekulative.

“Kjo është hedhja e kripës në plagë. Boshnjakët myslimanë nuk do të marrin asgjë prej saj përveç gëzimit, dhe serbët do ta refuzojnë dhe nuk do të zbatojnë asgjë”, tha Dodik.

Dodik i pyetur se cilat vende përveç Rusisë do të votojnë kundër rezolutës për Srebrenicën, ai tha se beson që janë rreth 40 vende kundër.

“Unë nuk do të spekuloja, por me sa di, rreth 40 vende do të jenë kundër. Ky nuk është numër i vogël kur marrim parasysh se 70 prej tyre, ndoshta më shumë, do të abstenojnë. Atëherë kjo do të thotë se shumica e kërkuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk do të votojë pro. Nëse në total shumica e votave abstenohen dhe janë kundër rezolutës,” shtoi Dodik.

Ai gjithashtu thotë se iniciativa për rezolutën për Srebrenicën është në përputhje me vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me qëllim që të bëhet presion mbi popullin serb.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top