Video/ E pabesueshme, Egnatia me 10 lojtarë eliminon Vllazninë në shtesë: në finale tani e pret Kukësi

Egnatia arrin finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Vllazninë. Rrogozhinasit barazojnë 1-1 në Loro Boriçi, e falë suksesit 1-0 të ndeshjes së parë, kthehen për të dytin edicion radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë arritën të çonin ndeshjen në shtesë pas golit të Alivodës, por u befasuan në minutën e 103’ nga Montenegro, pikërisht kur luanin me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Aleksit.
Shkodranët e Osmanit kërkonin përmbysjen dhe e dominuan pjesën e pare. Skuadra kuqeblu synonte të gjente sa më shpejt golin për të barazuar humbjen 1-0 të vajtjes. Volum loje dhe intensitet, por rastet e krijuara nga shkodranët nuk gjetën konkretizim. Egnatia vuajti mbi të gjitha dëmtimet e lojtarëve kyç të skuadrës së Tetovës si Zejnullai dhe Ndreca. Në minutën e 29’ stadium shpërtheu për golin e Alivodës, që ktheu ekuilibrin. E me shtysën e publikut Vllaznia mendoi se mund tia dilte.

Video/ Goli i Alivodës

Një pjesë e dytë e kujdesshme nga të dy ekipet nuk ndihmoi shumë për të arritur misionin. Egnatia u mundua të përdorte kundërsulmin, ndërsa Vllaznia nuk guxoi të dilte në aventurë. E kështu u shkua në shtesa, ku gjërat u dukën të komplikuara për miqtë, kur Aleksi u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 92’. Pikërisht atëherë, kur Vllaznia u hap disi për të shfrytëzuar superioritetin numerik, Egnatia e ndëshkoi. Në minutën e 103’, Montenegro barazoi rezultatin, duke kthyer Egnatian në avantazh në bilancin e përgjithshëm.

Video/ Goli i Montenegros

Egnatia siguron një tjetër finale të Kupës së Shqipërisë, ku do të kërkojë të përsëritë suksesin e sezonit të kaluar ku bëri të sajën trofeun. Këtë herë do të ketë përballë Kukësin, në finalen që luhet më 14 maj në kryeqytet.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top