Parada me autobusin e hapur: Inter-Torino spostohet të dielën në orën 12,30

Pasi u vendos që parada e autobusit të hapur të shtyhej për në fundjavë, për shkak të motit të keq, Inter kërkoi nga Lega Calcio që ndeshjen kundër Torinos ta zhvillojnë të dielën në orën 12:30, sipas kalendarit dhe propozimi u pranua. Ideja e klubit është që në fund të ndeshjes të mund të parakalojë nëpër rrugët e qytetit me autobusin e hapur, për të festuar me të gjithë tifozët e pranishëm.

Detajet e plota të itinerarit të autobusit janë ende për t’u përcaktuar, por në çdo rast duhet të fillojë nga stadiumi për të arritur në Piazza Duomo. Nga aty lojtarët pritet të përshëndesin tifozët nga Terrace 21, ku është planifikuar edhe një festë me DJ.

Përmbyllja e festimeve do të jetë me rastin e ndeshjes së fundit të Inter në shtëpi, ndaj Lacios, kur do të bëhet prezantimi i trofeut të kampionatit. Ndeshja është caktuar për fundjavën e 19 majit, por Lega Serie A ende nuk e ka shpallur zyrtarisht ditën dhe datën e ndeshjes. Në fund të ndeshjes, lojtarët do të parakalojnë në lëndinën e San Siros për të arritur në skenë, e cila do të vendoset në mesin e fushës dhe do të marrin trofeun e kampionit.

Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve do të ketë një koncert madhështor, që do të vihet në skenë gjithnjë në San Siro. Në skenë do të ngjiten shumë tifozë VIP, si Ligabue, Max Pezzali, Andrea Bocelli e shumë të tjerë. Pas koncertit lojtarët pritet të vazhdojnë festimet në një event në Castello Sforzesco.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top