Festë pa fund për yllin e dytë të Inter. Pas natës së çmendur të festimeve në Duomo, apoteoza zikaltër u zhvendos në qiellin e qytetit. Në fakt, në mes të reve të Milanos fluturon në këto orë një balonë e komandueshme imponuese e gjitha zikaltër, padyshim me logon e Inter, të qartë e të dukshme, poshtë së cilës ishin kapur dy yje të artë. “Order status: pending”, shkruan klubi në mbishkrimin e videos në profilin e tij në Instagram.