Tirana del në shitje, por askush nuk prezantohet në ankand: “Nuk kishte ofertues”

Mes polemikave, lajmeve kontradiktore e përgënjeshtrimeve Tirana del në shitje, në një ankand, që në raundin e parë rezultoi i pasukesshëm. Pikërisht kështu, sepse përtej reagimit të klubit se nuk ka asnjë faliment, sot është organizuar shitja e 66% të aksioneve në pronësi të Halili shpk. (aksione në pronësi të klubit të futbollit Tirana). Ankandi filloi me vlerën 161.726.400 lekë dhe është mbyllur sot në përfundim të orarit zyrtar, ose më saktë në orën 16.00.

Sipas asaj që mësohet, në kontaktin me zyrën përmbaruese dhe përmbaruesin, Baftjar Nela, “asnjë ofertues nuk është prezantuar me shumën përkatëse” për të blerë aksionet në shitje të Tiranës. Sipas rregullores, do të organizohet tani një ankand i dytë me vlerë të reduktuar të shumës, me të cilën janë vlerësuar 66% të aksioneve të klubit bardheblu.

Një situatë kaotike, që përfshin klubin më të titulluar në vend, pikërisht në kohën kur Tirana është në garë të plotë për një vend në Final Four, që do ti mundësonte të luante playoff-in për titull kampion.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top