Një vit nga hera e fundit Roma dhe Bayer Leverkusen do të ndeshen sërish në gjysmëfinalen e Europa League. Gjermanët, fitues të freskët të Bundesligës dhe ende të pamposhtur, eliminuan West Ham dhe një episod interesant në fund të ndeshjes së kthimit po bën xhiron e rrjeteve sociale. Pas bilbilit të fundit në stadiumin Olimpik, Xabi Alonso shihet duke vëzhguar sekondat e fundit të Roma-Milan. Ajo që bie në sy është festa e stafit të tij për lajmin se verdhekuqtë kanë kaluar në raundin tjetër. Me sa duket gjermanët i frikësoheshin më shumë kuqezinjve, të cilët me meritë përfunduan të mundur në të dyja ndeshjet.
Tani do të jetë në dorën e teknikut De Rossi të shfytëzojë videon e ‘inkriminuar’ për të nxitur më tej ekipin në funksion të ndeshjes së dyfishtë të planifikuar për 2 dhe 9 maj. “Nuk e kam parë skenën, ndoshta kanë një ndjenjë hakmarrjeje, duke parë ç’ndodhi vitin e kaluar. Por Xabi ka qenë gjithmonë një zotëri”, ishte komenti i parë i trajnerit të verdhekuqve, pasi mësoi reagimin e gjermanëve.
https://twitter.com/calciomercatoit/status/1781079546168508495?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1781079546168508495%7Ctwgr%5E3dc61d923238c23f0e15e55c38fdba23ebd87f07%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F04%2F19%2Fvideo-xabi-alonso-nuk-donte-milan-perballe-kualifikimi-i-romes-ekzalton-bayer-plasin-polemikat%2F