Mazhoranca kërkon përfshirjen e opozitës te Komisioni Dezinformimit, zbardhet letra e Nikollës

Lindita Nikolla i ka dërguar një letër kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, përkatësisht Gazment Bardhit, Agron Dukës dhe Mesila Dodës, që të propozojnë emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit te dezinformimit.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej të cilëve nga mazhoranca dhe 5 nga opozitar.

Ne seancen e javës së shkuar kur u miratua ngritja e komisionit, opozita nuk e dha votën e saj nën dyshimet se ky komision do të keqpërdoret për t’i mbyllur gojën mediave kritike me qeverinë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top