“Kalova një periudhë të vështirë, por tani gjithçka është në rregull dhe dua të vazhdoj kështu”. Tre golat e shënuar për Serbinë e kanë rigjeneruar Dusan Vlahovic, por kthesa duket se ka ndodhur edhe në nivelin mendor. E dëshmon postimi i fundit në rrjetet sociale nga qendërsulmuesi i Juventus: “I uritur” shkroi ai në një Story në Instagram, për të nënvizuar sërish sa shumë i intereson të bëjë mirë me bardhezinjtë.
“Tani dua të kthehem në Serie A. Dua të vazhdoj në të njëjtën mënyrë me Juventus”, tha sulmuesi 22 vjecar. I tij goli kundër Malit të Zi që i dha kombëtares serbe fitoren e dytë në dy ndeshje: “Pata një periudhë të keqe, por tani çdo gjë është në rregull”, siguroi Vlahovic. Serbi nuk ka shënuar në kampionat që nga 7 shkurti (dygolëshi kundër Salernitanës), por tashmë e ka vënë Veronën në shënjestër.
Ndeshja në Stadium, të shtunën në mbrëmje, duket realisht si mundësia e duhur për tu zhbllokuar. Pas gjashtë ndeshjeve pa shënuar në kampionat, Vlahovic rikthehet në Torino i motivuar. Një arsye më tepër që tekniku Allegri të vërë sërish bast për të: “Jam i lumtur me Vlahovic. Pastaj të qenit qendërsulmues te Juventusi ka përgjegjësi të ndryshme, por Dusan është rritur dhe po rritet. Ai është përmirësuar në nivel teknik” tha Allegri. Tekniku është gati të mbështetet te sulmuesi i tij për një prill plot angazhime dhe sfida të rëndësishme. Duke filluar nga ai me Veronën…