Guardiola ironizon Real Madrid: “I përgëzoj për aftësinë e tyre mbrojtëse”

Tekniku i Manchester City, Pep Guardiola, nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh për daljen e ekipit të tij në çerekfinalen e Champions League. Spanjolli u shpreh kështu në konferencën për shtyp, pas humbjes ndaj Real Madrid: “Unë e përgëzoj Real Madrid për aftësinë e tyre për t’u mbrojtur dhe rezistuar deri në fund. Ata bënë një shumë mirë dhe nuk ia arritëm qëllimit për detajet e fundit”.

“Mendoj se tre ndeshjet kundër Real që kemi luajtur këtu, i kemi luajtur shumë mirë. Në Bernabeu nuk luajtëm njësoj dhe si trajner mund t’u kërkoj lojtarëve të mi vetëm të bëjnë këtë,” shtoi trajneri katalanas.

“Ne provuam gjithçka, nuk jam penduar – vazhdoi Guardiola -. Ne trajnerët gjithmonë përpiqemi të krijojmë më shumë dhe të pësojmë më pak në çdo ndeshje, sepse kjo të ndihmon të fitosh. Ne bëmë gjithçka, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ata bënë një gol të bukur dhe dy ose tre tranzicione ofensive, por është normale në këtë nivel duke pasur parasysh cilësinë që ata kanë. Ne luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme në çdo aspekt, në çdo repart, për fat të keq nuk fituam, kjo është e gjitha”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top