Bora Zemani, moderatorja e “Cherry on Top”, ka sqaruar në emision se nuk është shtatzënë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në hyrje të emisionit, teksa lexon disa nga komentet që ndjekësit e saj kanë bërë për nisjen e këtij emisioni të ri në Top Channel, thotë se do “nuk është akoma shtatzënë” “Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet:
“Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.” “Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, shprehet ajo.
Zemani duket se e ka bërë këtë veprim për asgjë më shumë se zhurmë për programin e saj.