Kryemadhi – Olta Xhaçkës: Karma is a bìtch

Deputetja Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në parlament, duke folur për mandatin e Olta Xhaçkës, deklaroi se në këtë rast vlen shprehja se çfarë do të mbjellësh do të korrësh.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kryemadhi theksoi se në Shqipëri drejtësia funksionon me regji.

“Ne gratë bëhemi si mish për top për burrat ndonjëherë, por karma is a bitch. Sot jemi një vend që po shkojmë drejt autokracisë. Ky është një sistem qeverisës, ku pushtetet funksionojnë me regji. Edhe kolegia jonë Olta Xhaçkës është pjesë e regjisë. Kjo sepse duhen t’ia heqin vëmendjen qytetarëve vjedhjet, nga pastrimi i parave etj.

Sot sistemi arsimor është në gjendje të rëndë. Ne po jetojmë në një shoqëri të mbytur nga korrupsioni. Në Tiranë dhe në Shqipëri pastrohen paratë. Edhe për turizmin thonë ka arritur kulmin, por se nuk ka rini që të punojë. Ndërtojnë gradaçela me 60 kate, që do ngelen bosh se nuk ka bir nëne që t’i blejë se të gjithë duan të ikin e nuk duan të kthehen më.” – u shpreh Kryemadhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top