Tragjedia hekurudhore në Greqi, mbështetje financiare për familjarët e viktimave

Familjet e prekura nga tragjedia hekurudhore në Larisa të Greqisë do të marrin nga 10 mijë euro si ndihmë paraprake. Kreu i fondacionit që ka ofruar ndihmën për të afërmit e viktimave që humbën jetën tragjikisht tha se kjo është një ndihmë minimale në këtë kohë të vështirë për ta.

“Aksidenti tragjik me tren në Tempi na mbushi me trishtim. Dua t’u uroj ngushëllimet e mia familjeve të të ndjerëve dhe një shërim të shpejtë për të plagosurit. E di mirë se humbja e jetës njerëzore nuk mund të zëvendësohet nga asgjë. Megjithatë, ne duam t’u qëndrojmë pranë familjeve të të ndjerit, duke ofruar një ndihmë financiare të drejtpërdrejtë për të afërmit e tyre, si një mbështetje minimale në këtë kohë të vështirë.”, tha kreu i fondacionit.

Nga aksidenti tragjik që ndodhi disa javë më parë humbën jetën 57 persona, kryesisht të rinj. Mes viktimave kishte edhe shqiptarë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top