Aguero e basti i çmendur prej 10.000 dollarësh për Real Madrid-Manchester City: El Kun fitoi për 14 minuta

Sergio Aguero vuri një bast të fortë për Real Madrid-Manchester City dhe pas vetëm 14’ shkon menjëherë në arkë për të marrë paratë e fituara. Argjentinasi ish-Citizens, në fakt, pak orë para ndeshjes në Bernabeu e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, kishte publikuar bastin e tij me shpjegimin: “Një ndeshje si kjo e sotmja meriton disa gola”. Kjo është arsyeja pse basti, me koeficientin 1.89 për një klasike 3 gola e lart, ishte i rëndë: 10,000 dollarë. E pas më pak se një çerek ore El Kun mundi të festojë me bastin fitues prej 18,900 dollarësh.

Kjo nuk është çmenduria e parë e Aguero. Në fakt, me rastin e finales së Kupës së Botës për Klube mes Manchester City dhe Fluminense, argjentinasi kishte luajtur të njëjtën shumë në të njëjtin bast, 10 mijë dollarë për mbi 3 gola. Në fund ndeshja përfundoi 4-0 dhe Kun fitoi 20,700 dollarë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top