Kreu i KMSH uron Fitër Bajramin: Lutemi për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë

Kreu i Komunitetit Mysliman të SHqipërisë, Bujar Spahiu uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një komunikim për mediat, Spahiu po ashtu uroi shqiptarët dhe mbarë besimtarët myslimanë në mbarë botën për këtë festë të rëndësishme në kalendarin islam.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ai u pyet dhe për faktin se pse nuk është hapur ende xhamia e Namazgjasë teksa tha se nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i marrë këta njerëz.

“Kjo festë qoftë një ditë e bukur dhe e mirë. Paqe dhe begati. Paqe në familjen tona, Për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që t’i sjellë shqiptarëve begati, paqe dhe drejtësi. Ky Bajram është një festë ku ne agjëruam 30 ditë për Zotin. Sot kemi të drejtën e plotë për të festuar me të gjithë njerëzit, për ta bashkëndarë këtë festë. Gëzuar Fitër Bajramin shqiptarëve dhe popujve anë e mbanë botës. Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahiu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top