Champions në rrezik, Isis kërcënon sulme terroriste në stadiumet e çerekfinaleve: “Vritini të gjithë”

Ka një alarm për atentate në çerekfinalet e Champions League, të planifikuar për sot dhe nesër. Në fakt, ISIS ka kërcënuar me sulme terroriste ndaj stadiumeve që do të presin ndeshjet e para çerekfinale përmes medias ‘Al Azaim’. Në një foto të katër stadiumeve në të cilat do të luhen ndeshjet e kësaj jave – Emirates Stadium në Londër, Parc des Princes në Paris, Civitas Metropolitano dhe Santiago Bernabeu në Madrid – bien në sy fjalët ‘Vritini të gjithë’. Lajmi është bërë i ditur nga media spanjolle ‘Onda Cero’. Këtë e kanë raportuar media të ndryshme spanjolle, duke cituar kanalet e shpërndarjes së mesazheve të Shtetit Islamik.

Sipas ‘Marca’, policia spanjolle prej ditësh është në dijeni të rrezikut të sulmeve dhe nuk do të ketë ndryshime të programuara për Real Madrid-Manchester City dhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund. Për këtë të fundit Ministria e Brendshme spanjolle ka marrë tashmë kundërmasat e mbikqyrjes speciale, sepse konsiderohet një ndeshje me rrezikshmëri të lartë përtej kërcënimeve të ISIS.

Për arsye sigurie, finalja në Cardiff mes Real Madrid e Juventus u luajt në stadiumin Millennium me çatinë e mbyllur, me vendim të UEFA-s, për shkak të kërcënimit të aksioneve të mundshme me dron nga lart. Burime policore sigurojnë se situata është nën kontroll dhe se kërcënimi nuk është shkak për alarm, pasi Shteti Islamik ka pretenduar vazhdimisht ngjarjet e mëdha sportive si një nga objektivat e tij. Por do të jetë komisioni i turneut me autoritetet e sigurisë publike që do të vendosë nëse dhe si do të forcohen masat parandaluese në dy stadiumet e Madridit në orët e ardhshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top