Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka dështuar për herë të tretë. Anëtarët e mazhorancës nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e parashikuar për sot në orën 10:30, ku pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Nëse mungojnë tri herë radhazhi duhen shkarkuar dhe duhen zëvendësuar me të tjerë. Kjo është hera e tretë që 8 deputetë mungojnë në mënyrë të paligjshme dhe do i dërgojmë kërkesë kryetares së Kuvendit që të marrë masa”, tha Vokshi.
Seanca e radhës do të mbahet të premten, ku sipas deputetes, do të listohen shkeljet ligjore që nga mbledhja e parë, e mazhorancës që kanë bojkotuar komisionin hetimor.
“Shpërdorim i përgjegjësive nga kuvendi i Shqipërisë, kjo nuk është një pamje normale, që mazhoranca të bojkotojë vendimmarrjen e kuvendit të Shqipërisë, atë që ke votuar vetë. Po përpiqen të fshehin një aferë 200 mln euro. Kanë harruar që e vërteta vonon, por nuk harron”, tha deputetja Ina Zhupa.