Kuvendi vendos të enjten për fatin e mandatit të Olta Xhaçkës

Në seancën plenare që pritet të mbahet të enjtën, 11 prill, Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka do i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gazetari Ergys Gjencaj raporton se gjatë mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, që u mbajt gjatë ditës së sotme, deputetja Klotilda Bushka kërkoi që duke u bazuar në diskutimet që janë bërë gjatë mbledhjes, të vendoset në seancë plenare nëse Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë nese Olta Xhaçkës do i hiqet ose jo mandati i deputetes.

Debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve:

Lindita Nikolla: Mbledhja të mbyllet. Cështja do të çohet për votim në seancë plenare.

Gazment Bardhi: Nuk mund të talleni as me Parlamentin as opozitën. U thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet këshilli i mandateve. Kush është konkluzioni i kësaj mbledhjeje. Çfarë do i propozojmë seancës plenare

Lindita Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda të mërkurës.

Gazment Bardhi: Kush cili është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?

Klotilda Bushka: Në bazë të nenit 70 të Kushtetutës do i dërgohet raporti i këshillit të mandative seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Do i propozojmë seancës plenare për të vendosur nëse do e cojë në Gjykatë Kushtetuese

Gazment Bardhi: Pra i duhen dhe 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Edi Rama Olta Xhaçkën.

Vijon…

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top