Tërmet në Mal të Zi, epiqendra pranë qytetit të dytë më të madh atje

Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit u regjistrua më 3 prill afër Nikshiqit në Mal të Zi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ishte 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Dridhjet e tokës u regjistruan në orën 10:40 të së mërkurës. Disa persona kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë ndier dridhje të tokës në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. EMCS-ja tha se epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në verilindje të Bileças në Bosnje dhe 80 kilometra në juglindje të Mostarit.

Zona përreth komunës së Nikshiqit, qytetit të dytë më të madh në Mal të Zi që ndodhet në perëndim të shtetit, po ashtu u godit të martën në mbrëmje nga një tërmet prej 4.3 ballësh./ REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top