Jack Grealish është një pikë fondamentale e Manchester City të teknikut Pep Guardiola (28 paraqitje dhe 3 gola në sezon), status që e bën atë një idhull të vërtetë të tifozëve dhe një nga shtyllat e kombëtares angleze. Faktor, ky i fundit, që megjithatë, nuk është përcaktues kur 29 vjeçari përballet me një ndeshje jashtë fushe kundër Citizens. Në fakt, jashtë mureve miqësore, Grealish shpesh shënjestrohet nga fishkëllimat e tifozëve kundërshtarë.
GREALISH: “NUK E KUPTOJ MOTIVIN E FISHKËLLIMAVE”
“Gjithmonë pyes veten pse më fishkëllejnë– tha Grealish në intervistën e publikuar në faqen e klubit –. Nuk e kuptoj pse. Kur luajmë jashtë, në çdo fushë, unë gjithmonë fishkëllehem”.
“MAMAJA IME MË PYET GJITHNJË PËRSE”
“Edhe mamaja ime më pyet gjithmonë përse fishkëllehem – vazhdoi playmakeri i City –. Por nuk di çfarë t’i them. Më duhet të përpiqem t’i transformoj në diçka pozitive dhe t’i marr si kompliment”.
It's here!!! 🙌
Together: Treble Winners is now streaming on @netflix 📺🍿 pic.twitter.com/EGLGBv7N9s
— Manchester City (@ManCity) April 2, 2024