Real Madrid shfaq interes për Edon Zhegrovën

Me merkaton e verës që po afron, Real Madrid duket se i ka idetë e qarta. Edhe pse Mbappé dhe Davies mbushin faqet e gazetave pranë Los Blancos, në Madrid mund të ketë një transferim surprizë.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, sulmuesin e Kosovës që po shkëlqen te Lille. Paraqitjet e tij në këtë sezon kanë sjellë interesin e gjigandëve spanjoll, sipas asaj që shkruan “Mas Fichajes”.

25-vjeçari është aktivizuar në 26 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Për të ky është sezoni i 3-të te Lille.

Florentino Pérez, numri një i Real Madrid, është i vendosur të mos kursejë aspak në merkato. Përvecc këtyre emrave, të tjera afrime priten në verë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top