Probleme të tjera përpara për Dani Alves, i dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg në shkallë të parë për përdhunimin e një gruaje në klubin e natës Sutton në Barcelonë në dhjetor 2022. Braziliani aktualisht është në liri me kusht pasi u largua nga burgu duke paguar një garanci prej një milion eurosh. Ish-mbrojtësi i krahut do të gjykohet në Brazil për një tjetër krim.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Dani Alves është akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit, duke ‘vjedhur’ muzikën e dy kompozitorëve brazilianë për një këngë të publikuar në vitin 2020 për një projekt për OKB-në. Nga ana e tyre, avokatët e Dani Alves kanë mohuar se është plagjiaturë, duke deklaruar se Giuliano Matheus dhe Thiago Matheus duan vetëm të përfitojnë nga fama e lojtarit, për t’u pasuruar në kurriz të tij.
Dani Alves është mbyllur në vilën e tij pranë Barcelonës, ku festoi lirinë dhe ditëlindjen e babait të tij, me një festë që vazhdoi deri në 5 të mëngjesit. E çdo të enjte ai duhet të shkojë personalisht në komisariat. Pikërisht në daljen e tij të parë nga shtëpia ai është sulmuar verbalisht nga disa kalimtarë, të cilët e kanë mbuluar me sharje. “Në Brazil tashmë do të të kishin vrarë”.