Video/ Balaj nuk mjafton, Blazevic i jep asist Partizanit: Erzeni ndal Vllazninë në Loro Boriçi

Ngec përsëri dhe Egnatia shkëputet edhe njëherë. Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Erzenin në “Loro Boriçi”, në javën e 29 të Superiores. Balaj vazhdon të shënojë, por tani duket se vetëm ai nuk mjafton. Skuadra e Qatip Osmanit bën ndalesë në stacionin e gabuar, e arritur nga goli i Blazevic. Erzeni i jep një asist Partizanit, që luan nesër, për tu afruar në distancë parakalimi vendit të dytë të shkodranëve.

Një lojë mjaft intensive dhe e bukur nga të dyja ekipet, që rikthyen emocionet e përballjes së Kupës. Në ata ndeshje shijakasit u dorëzuan vetëm në kohët shtesë, ndërsa tani e mbyllën 90 minutëshin në një barazim, që i jep zemër, por nuk i ndihmon shumë për renditjen. Shumë raste shënimi: Balaj e Alivoda për kuqeblutë, Kahrimanovic e Blazevic për shijakasit. Askush nuk heq dorë nga kërkimi i rezultatit dhe Gruda provon të bëjë diferencën, por pa sukses. Atëherë në katedër ngjitet Balaj, që shënoi në minutën e 28, duke devijuar me kokë krosimin e Boshnjakut.

Kush e mendoi të kapitulluar Erzenin gabohet dhe konfirmimin e dha Blazevic në minutën e 39′, duke barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë pastaj ishte një tentativë inavazioni drejt portave të Hasanbellit dhe Qarrit, të dy të aftë të refuzojnë çdo top të ardhur drejt tyre. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, me atë çka prodhuan në fushën e lojës. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Egnatias. Ndërsa Erzeni vazhdon luftën për mbijetesë i renditur në vendin e nëntë me 28 pikë.

…..
byu/Football_24_7 insoccer

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top