Xabi Alonso është menaxheri i cili është në modë këtë sezon dhe është në listën e çdo klubi elitar në Evropë. Spanjolli ishte përfolur për transferimin e tij në Anfield Road, me Bayern Mynih që shpresonte të zëvendësonte me të Tuchel, por ai i befasoi të gjithë. Ai vendosi të refuzojë Liverpool dhe bavarezët e të qëndrojë te Leverkusen, shkruan Telegraph.
XABI ALONSO REFUZON LIVERPOOL E QENDRON TE BAYER
Mund të jetë një rast më unik sesa i rrallë në futbollin e sotëm ai i menaxherit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso. Spanjolli është trajneri i momentit në Evropë, një ëndërr për Liverpoolin, Bayern Munich dhe Barcelonën. Në fakt, Leverkusen i tij po fluturon në Bundesligë (me +10 ndaj Bayern dhe ende i pamposhtur) dhe në Europa League. E tashmë tifozët e Leverkusen me të drejtë mund të ëndërrojnë për një titull që i ka munguar prej shumë kohësh, por edhe për një të ardhme edhe më të ndritur.
Në fakt, Telegraph raporton se si spanjolli në fund vendosi të refuzojë Liverpool (konsiderohej trashëgimtari i Klopp). Spanjolli vendosi të qëndrojë te Bayer Leverkusen për t’i dhënë vazhdimësi ecurisë së tij të pabesueshme, e cila do të shohë pjesëmarrjen në Champions League vitin e ardhshëm.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1773659551947993582?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1773659551947993582%7Ctwgr%5E896b9563b7f516befef0332cfd4ed7035cc06b6b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F03%2F29%2Fxabi-alonso-thyen-merkaton-e-trajnereve-vendimi-i-tij-i-habit-te-gjithe%2F
BAYERN HEQ DORË NGA XABI ALONSO
Jo vetëm Liverpool, por edhe Bayern Munich ishte në gjurmët e trajnerit spanjoll për epokën pas Tuchel. Por edhe ata duhet të dorëzoheshin. Ata që në Gjermani janë mësuar të marrin çdo lojtar dhe trajner që synojnë. Hoeness, president nderi i bavarezëve, tha: “E kam shumë të vështirë të nënshkruaj me Xabi Alonso, për të mos thënë e pamundur. Besoj se ai do të qëndrojë te Leverkusen”.