Transporti hekurudhor mori 40 mln euro në vitin 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës

Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliardë lekë shpenzime vitin e shkuar, apo rreth 40 milionë euro. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë tregojnë se plani i përgjithshëm i shpenzimeve ishte sa 90% e planit fillestar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Plani vjetor, për shpenzimet korrente në vlerën 515 mln lekë, realizimi financiar vjetor në vlerën 503 mln lekë, ose 97.6%.

Plani vjetor, për shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në vlerën 860 mln lekë, realizimi financiar vjetor në vlerën 815 mln lekë ose 94.8%.

Plani vjetor, për shpenzimet kapitale me financim të huaj, në vlerën 3,2 mld lekë, realizimi financiar në vlerën 2,8 mld lekë 88.1%” thuhet në dokument.

Sa u takon projekteve të financuara, duket se shumica e këtyre shpenzimeve kanë shkuar për investimin që po kryhet në rehabilitimin e Tiranë-Durrës dhe shtesës së re të hekurudhës në Rinas.
Fondet që kanë shkuar për këtë projekt janë sa 60% e totalit dhe janë të klasifikuara si investime me fonde të huaja.

“Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Termali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranës–Rina 1, planifikuar për vitin 2023 në shumën 1,78 mld lekë dhe është realizuar investimi në vlerën 1.35 mld lekë lekë ose në masën 75%.

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Termali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranës-Rinas2, planifikuar investime për vitin 2023 në vlerën 1.25 mld lekë dhe është realizuar financimi në vlerën 1.15 mld lekë ose në masën 92%.

Supervizioni i punimeve “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore për në Aeroportin e Rinasit”, planifikuar për vitin 2023 në vlerën 75,000,000 lekë dhe është financuar në vlerën 45,000,000 lekë ose në masën 60%” thuhet në përmbledhjen e raportit të buxhetit.
Një tjetër projekt që është financuar nga fondet e huaja është ai për hartimin e projektit paraprak Rrogozhinë – Pogradec – Lin (Kufi me Maqedoninë e Veriut) planifikuar për vitin 2023 në vlerën 81.6 mln lekë dhe është realizuar financimi në vlerën 52.4 mln lekë ose në masën 64.3%.

Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës kanë filluar në nëntor 2021 kur nisi edhe zhvendosja e shinave të vjetra. Kompania që po zbaton këtë projekt është INC spa, e cila u shpall fituese në vitin 2020, me një ofertë 69.7 milionë euro.

Linja e rikonstruktuar e Tiranë-Durrës do të kalojë mbi linjën e vjetër ndërkohë që shtesë do të jetë pjesa e Tiranë-Rinas, linjë hekurudhore totalisht e re.

Sa u takon stacioneve nga Hekurudha Shqiptare është konfirmuar më herët se stacionet ekzistuese do të vijojnë të mbeten në të njëjtat vendndodhje, ndërsa stacionet e reja do të jenë në aksin e ri nga Domje në Aeroportin e Rinasit.

Në fillim të marsit Hekurudha Shqiptare njoftoi mbi hapjen e procedurës për ndërtimin e stacioneve përgjatë linjës së re që po ndërtohet dhe që në disa dalje nga ana e përfaqësuesve të qeverisë është deklaruar se do të përfundojë brenda këtij viti./ Monitor

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top