Tërmeti i fuqishëm shkund Italinë, lëkundjet ndjehen edhe në Kroaci e Slloveni

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e djeshme në veri të Italisë.

Sipas njoftimit të EMSC-së tërmeti ishte me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftojnë mediat italiane.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dhe zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime për dëme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top