A është i gjallë apo i vdekur Ervis Martinaj/ Tonin Vocaj ‘thyen’ heshtjen

Zhdukja e Ervis Martinajt është ende një prej ngjarjeve më të mistershme për kronikën e zezë në Shqipëri, ndërsa për policinë, një dosje e pazbardhur.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, u shpreh se ngjarjet e rënda kriminale në vendin tonë, zbulohen në masën 85 deri në 90%, duke shtuar se është e pamundur që të zbulohen në 100%.

Ai shtoi se sa më shumë kalon data e ngjarjes, probabiliteti për të gjetur prova, ulet, duke iu referuar edhe rastit të Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej afro dy vitesh.

I pyetur nga moderatorja në lidhje me rastin e të shumëkërkuarit dhe të shpallurit të zhdukur, Ervis Martinaj, nëse është gjallë apo jo, referuar edhe afatit që kryeministri Edi Rama i dha policisë për zbardhjen e këtij rasti, Vocaj u shpreh:

Për Martinaj ka një grup të posaçëm në polici që po e ndjek këtë çështje. Ka pasur informacione dhe pista që po hetohen. Policia do të informojë publikun sapo të ketë rezultate. Por nuk mund t’i kërkohet Policisë dhe Prokurorisë që detyrimisht duhet të zbulohen 100% të gjitha ngjarjet e rënda, por duhet t’i afrohet 90%. Në vendin tonë zbulohen në masën 85 deri në 90%. Por sa më shumë largohesh nga dita e ngjarjes, probabiliteti për të siguruar prova, ulet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top