Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se emrat që janë thirrur si dëshmitarë në sallën e gjyqit refuzojnë të dëshmojnë, gjë që tregon se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Besoj është gjëja më e drejtë që nëpërmjet pyetjeve të dalë e vërteta. Letërporositë janë një akt formal. Drejtësia amerikane ka ofruar mundësinë që të pyetem nëpërmjet video konferencës. Nuk e kuptoj pse nuk u bë në atë formë kur drejtësia amerikane e ka mundësuar. Duket që prokuroria nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë dëshminë. Mospërgjigja e tyre tregon që edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, tha Mediu. Seanca e radhës u caktua më 9 prill në orën 9:00.