Sylvinho flet pas humbjes: Ju them ku gabuam, por goli i parë duhej anuluar

Trajneri i kombëtares Sylvinho, ka folur pas humbjes 3-0 me Kilin.

“Goditje e hidhur? Jam dakord. Futbolli kështu është. Fiton dhe humbet. Ne kemi fituar 3-0 me Çekinë, por e kemi merituar. Nuk mund të dilte ajo 3-3. Jam shumë i mërzitur sidomos me golin e dytë dhe të tretë. 3 gola ishin tepër, duhet të përmirësohemi, sepse kemi një kompeticion shumë të rëndësishëm përpara.

Futbollistët tanë e dinë ku gabuan. Nuk ka nevojë t’ju them unë. Ata e dinë që këto nuk i konsideroj miqësore dhe luajmë kundër dy skuadrave të forta. Kili është shumë i fortë dhe Suedia gjithashtu. Janë skuadra që luajnë në kometicione madhore. Ishin 25 minuta që në nuk bëmë lojën tonë. Na mungoi intensiteti dhe nuk bënë lojën tonë. Duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtën intesitet dhe nuk duhet ta humbasim atë karakteristikë.

Sipas meje duhet të rishohim ndeshjen me qetësi nesër, goli duhej anuluar sepse ishte i parregullt. Goli ishte për të anuluar në qoftë se do të ishte VAR-i, kishte prekje me dorë. 25 minutat e para nuk kishte ritëm dhe më pas nuk pati intensitet. Edhe 10 minutat e fundit nuk më pëlqyen sepse 3 gola janë shumë – tha trajneri Sylvinho pas ndeshjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top