Keisi flet për sjelljen e Kristit: Më paska hapur Zoti sytë

Keisi Medini ka folur për sjelljen e Kristit ndaj saj. Së fundmi teksa të gjithë banorët ishin mbledhur në verandë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin, Keisit i bëri përshtypje sjellja e tij, i cili e injoroi totalisht kur po fliste.

Ky veprim nuk i pëlqeu aspak artistes e cila deklaroi më pas se Zoti i paska hapur sytë, sepse më parë nuk e kishte vënë re këtë sjellje të konkurentit. Duke folur me Antonetën dhe Dean, Keisi u shpreh se kur atë e injorojnë një herë, ajo të injoron 100-fish.
Kjo deklaratë vjen pasi dyshja e la në mes njohjen e tyre. Në një bisedë me njëri-tjetrin Keisi përmendi si arsye faktin që “ka harruar veten” dhe misionin për të cilin ka hyrë në “Big Brother”.

“Ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, ndikuan njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje. Pastaj erdhi dhe babi. U bë e tepërt fakti që thonë se Keisi është vetëm për të gatuar. Unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, kam harruar të këndoj. Unë bëra shumë për ty, erdha shumë pas teje. Ti deri-diku e ke krijuar lojën tënde dhe çdo gjë. Unë harrova veten time dhe lashë çdo gjë mënjanë,” tregoi Medini.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top