Lirimi i Dani Alves, reagon presidenti i Brazilit: Është kriminel

Dani Alves është duke kaluar orët e fundit në burg pas pagesës së tarifës prej një milionë eurosh, që i mundësojnë atij të shpëtojë nga katër vite e gjysmë burg dënim për shkak të përdhunimit të një vajze 23-vjeçare.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Këto para janë paguar nga miku i tij Neymar, teksa çështja e Dani Alves është përfolur shumë edhe në Brazil, vendlindjen e ish-futbollistit të Barcelonës.

Së fundmi, presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, theksoi se nuk ka mjaftueshëm para për të justifikuar ofendimin që Alves i ka shkaktuar një gruaje ndërsa nga ana tjetër shtoi se ai është autor i vepre të pastër kriminale.

“Paratë që ka Alves, apo paratë që mund t’i japë dikush nuk e blejnë dot apo ta bëjnë të harrohet ofendimin që ai i ka shkaktuar një gruaje duke shkaktuar aktin e rëndë të përdhunimit. Këtu kemi të bëjmë me një vepër të pastër kriminale”, u shpreh Luiz Inácio Lula da Silva.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top