Nuk merr as Ronaldon, Martinez lë pushim 8 lojtarë te Portugalia

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka lënë pushim 8 lojtarë titullarë në ekipin kombëtar, mes të cilëve Ronaldo, Kanselo, Zhoao Feliks, Diogo Dalot, Ruben Nevesh, Danilo Pereira, për miqësoren kundër Suedisë sonte në mbrëmje.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në këtë mënyrë ai ka vendosur t’i japë një mundësi të rinjve që duhet të garojnë për vendin e tyre në delegacionin e Portugalisë në “Euro 2024”.

Duke folur për mediat luzitane, Roberto Martinez ka nënvizuar se kjo ndeshje kundër Suedisë, sikurse ajo e së martës së ardhme ndaj Sllovenisë, do të jenë dy teste të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian.

“Mendojnë se lojtarët meritojnë pak më shumë pushim, pasi sezoni ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm. Por ky është një shans për të gjithë të tjerët. Pres një test pozitiv kundër Suedisë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top