Luiz Ejlli duket se është bindur dhe nuk do të lërë shtëpinë e Big Brother Vip nëse Kiara e humb nominimin kokë më kokë me Olta Gixharin.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Mes personave që mendon të marrë me vete në finale nuk është më Kiara, por Kristi.
Këtë e ka treguar në një bisedë me artistin.
Luizi: Unë ty të dua në finale.
Kristi: Po pse flet kot, ti doje Kiarën në finale e nuk e çove dot..
Luizi: Po e du o vlla, po nuk e çova dot, po ça ti bëj unë, edhe ti po dole në përballje kokë më kokë me mua, ça të bëj unë…Atë nuk e kam unë në dorë, unë kam situatën këtu brenda në dorë, që ti për shembull të dalësh kokë më kokë me banorë më të dobët…Njerëzit e dinë se çfarë kam thënë për ty, e dinë që të kam shtrënguar dorën dhe më ka dalë loti kaq. Nuk e harroj.
Kristi: E di, e di.
Luizi: Unë s’kam gjë me ty, unë them e di vetë se ça të bëj të dielën ty, e të hënën e ti mua po ashtu. Po dolëm në nominim kokë më kokë s’kam ça bëj.