Gazmend Bardhi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe Lulzim Bashës që mban vulën e PD.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Referuar marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me mazhorancën, ky grup pune do të ketë 6 anëtarë, 3 nga opozita dhe 3 nga socialistët.
Nga Rithemelimi është caktuar që të jetë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë dhe vendi i tretë i është lënë Lulzim Bashës. Anëtarë zëvendësues, do jenë Dhurata Çupi dhe Fatmir Mediu.
Ftesa për bashkëpunim është artikuluar nga nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi.
“Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur”, ka thënë ai në një konferencë për mediat për gazetarët.