U dënua për abuzim seksual, Dani Alves lirohet me kusht

Dani Alves rikthehet të jetë i lirë me Gjykatën e Barcelonës që ka nxjerrë nga burgu ish-futbollistin e Barcelonës.

Braziliani ka paguar një milionë euro gjobë duke shmangur katër vite e gjysmë vite burg për shkak të akuzës së përdhunimit të një vajze 23-vjeçare më datë 31 dhjetor të vitit 2022 në një diskotekë të Barcelonës.

Gjykata i ka vendosur Alves disa kushte të cilat duhet t’i respektojë me rigorizitet pasi masa mund të ndryshojë.

Kështu, 40-vjeçarit i është konfiskuar pasaporta dhe do t’i duhet të paraqitet në Gjykata çdo javë për të vërtetuar prezencën e tij.

Po ashtu, nuk do të duhet t’i afrohet në më pak se një kilometër shtëpisë, punës apo çdo vendndodhje të vajzës e cila e denoncoi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top