Moment ‘pikant’ në BBVA – Meritoni heq me dhëmbë këpucën e Rike Rocit

Një moment “pikant” ka karakterizuar shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Meriton Mjekiqi hoqi me dhëmbë këpucën e Rike Rocit.

Kjo erdhi në kuadër të lojës “E vërtetë apo Sfidë”, që iu caktua banorëve nga Vëllai i Madh i BBVA-së.

Të gjithë banorët, duhet t’i bënin pyetje njëri-tjetrit dhe në rast se njëri nuk përgjigjej duhet të pranonin sfidën si lloj dënimi.

Në këtë rast, Meritoni refuzoi t’i përgjigjej një pyetje të Erjola Doçit, kështu kjo e fundit e sfidoi që t’ia hiqte Rikes këpucën me dhëmbë.

Me disa tentime, moderatori nga Kosova arriti që ta kryente sfidën me sukses. /Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top