Arrestohet një serb në Leposaviç, dëmtoi tabelat rrugore në gjuhën shqipe në veri

Para disa ditësh, ministria e Infrastrukturës në Kosovë vendosi që në veri dhe në të gjithë territorin e Kosovës, të largojnë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve sipas ligjeve të Kosovës.

Vendosja e shenjave zyrtare në gjuhën shqipe nuk është mirëpritur nga disa serbë, të cilët kanë dëmtuar disa prej tyre. Ndërkohë është vënë në pranga një serb në Leposaviç, pasi akuzohet se ka dëmtuar dy tabela rrugore.

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top